Sulmuesi i Bayern Munichut, James Rodriguez thotë se është i gatshëm për kundërshtarët e Ligës së Kampionëve, Liverpoolin.
Këta të fundit do të jenë nikoqir të skuadrës gjermane më 18 shkurt në “The Anfield Road” në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.
James, i huazuar nga Real Madridit, ishte mbresëlënës në fitoren e Bayernit kundër Schalkes 04.
“Unë mendoj se kam pasur një lojë të mirë,” tha fillimisht sulmuesi kolumbian për gazetën gjermane, “BILD”.
“Unë me të vërtetë e dua Liverpoolin, nuk duhet të bëni gabime në këto ndeshje. Mendoj se me vërtetë mund t’i shkaktojmë probleme Liverpoolit. Kemi një skuadër të mirë që mund të lëvizë nëse bën lojë të mirë”.
“Hap pas hapi, ndihem më mirë. Kam munguar pothuajse tre muaj, por tani po fitoj cilësi, por mund të bëj më shumë”, tha lojtari.
Ndryshe, babai i lojtarit ditë më parë ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte futbollistin në fanellën e Juventusit.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...