Everton ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për kolumbianin James Rodriguez i cili vjen nga Real Madridi.
Los Blancos do të fitojnë 25 milionë euro për mesfushorin sulmues dhe gjithashtu do të kursejë tetë milionë euro nga paga e tij.
Carlo Ancelotti kishte insistuar që të arrihet marrëveshje për këtë lojtar, ndërsa ka qenë ai që e la bindur kolumbianin që të ndërrojë “Santiago Bernabeu” për “Goodison Park”.
“Unë jam vërtet, shumë i lumtur që jam në këtë klub të shkëlqyeshëm, një klub me kaq shumë histori dhe këtu me një menaxher që më njeh shumë mirë”.
“Unë po pres me padurim të arrij gjëra të mëdha këtu – dhe të fitoj, gjë që është qëllimi i të gjithëve”.
“Unë kam ardhur këtu të përpiqem të përmirësohem, të bëhem më i mirë. Unë kam ardhur gjithashtu këtu për të ndihmuar ekipin për të fituar, për të luajtur një futboll të mirë – futboll argëtues”.
“Unë jam i bindur, me Carlo dhe stafin e tij teknik, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe një nga arsyet kryesore [nënshkrova] ishte prania e Carlo Ancelotti”, ka thënë James për faqen zyrtare të Everton.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...