Google ADS

James e vazhdon kontratën me Lakers, e vlefshme 85 milionë dollarë

12:01 | 3 Dhjetor 2020
Arbresh.info

LeBron James dhe Los Angeles Lakers janë pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023.

James, i cili ia fitoi Lakers titullin e parë në NBA pas një dekade, është shpërblyer me marrëveshje të re e vlefshme 85 milionë dollarë, transmeton Gazeta Express.

Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e James në Lakers në pesë sezone, më gjatë se periudhat e tij në Miami Heat apo Cleveland Cavaliers.James është basketbollisti i vetëm që i ka fituar MVP në finale me tri ekipe të ndryshme dhe i ka katër tituj kampioni në CV. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme