Futbollistët ofanzivë pëlqehen nga “Rossoneri”, të cilët janë në kërkim të pasardhësit të Hakan Calhanoglut, që së fundmi iu bashkua Interit si lojtar i lirë
Milani është vënë në gjah për ta gjetur pasardhësin e Hakan Calhanoglut. Mesfushori turk iu bashkua rivalit të qytetit, Inter pasi i skadoi kontrata me Kuqezinjtë. E “Rossoneri” tash i kanë veçuar dy futbollistë, të cilëve ua kanë vënë syrin. Bëhet fjalë për ish-futbollistin e Real Madridit, James Rodriguez, i cili është prioritet i tyre.
Ylli i Evertonit po mendon të largohet nga Anglia dhe “San Siro” shihet si një destinacion i pëlqyer për të. Ndërkohë, gjiganti italian e ka në radar edhe mesfushorin e papërdorshëm të Real Madridit, Isco. Edhe përfaqësuesi spanjoll, sipas mediumit spanjoll “Marca” është duke e menduar largimin nga “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...