“Jam thellësisht i tronditur” – Shaqiri për vdekjen e Florijanas

18:36 | 2 Korrik 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri është i shokuar nga lajmi pikëllues rreth vdekjes së Florijana Ismailit.

Trupi i pajetë i futbollistes kosovare raportohet nga mediat italiane të gjetur në një thellësi prej 204 metrave në liqen, shkruan portali arbresh.info.

Ylli Kampionit të Evropës, Xherdan Shaqiri ka reaguar me anë të rrjeteve sociale duke i shprehur ngushëllime familjes Ismaili.

“Jam thellësisht i tronditur nga vdekja e Florijana Ismailit”, shkruan fillimisht në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram anësori kosovar i Liverpoolit.

“Unë dhe familja ime do të dëshironim t’i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të afërmve”

Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar për çdo zhvillim tutje rreth kësaj ngjarje tragjike./arbresh.info/

Postimi nga Xherdan Shaqiri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme