John Obi Mikel ishte i bindur se Lionel Messi më në fund nuk do të kishte ka t’ia mbante, por pesë herë fitues i Topit të Artë u përkujdes që Argjentina ta mposhtë Nigerinë 2-1 në Kupën e Botës të martën në Shën Petersburg.
Marco Rojo ishte heroi i papritur për t’ia siguruar skuadrës së Jorge Sampaolit vendin e dytë në Grupin D dhe kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira duke shënuar në fund të ndeshjes.
Por, përqendrimi më i madh ishte në Lionel Messin, i cili në mënyrë të shkëlqyer e hapi serinë e golave për Argjentinën, që dominoi në fillim të ndeshjes.
Mikel dhe Messi u takuan për herë të parë në vitin 2005, kur Argjentina fitoi 2-1 ndaj Nigerisë falë dy penalltive të shënuara nga ylli i Barcelonës në finale të Kupës së Botës U-20.
Fitoret në Kupën e Botës për seniorë në faza grupore më 2010 dhe 2014 i takuan po ashtu Messit, i cili shënoi dy herë në këtë të fundit.
“Jam i pikëlluar sepse mendoja se kishte ardhur momenti për ta fituar një ndeshje ndaj tij”, tha Mikel.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...