“Jam i frustruar te Manchester United”

10:24 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Marcus Rashford pranon mungesën e aktivizimeve të rregullta te Manchester United, çka është zhgënjyese për të, por këmbëngul se zhvillimi i tij nuk ka qenë i ndaluar, si rezultat i kësaj. Duke shpërthyer në “Old Trafford” nën drejtimin e Louis van Gaal, në vitin 2016, sulmuesi në fjalë ka shënuar një rritje meteorike në nivel klubi dhe futbolli ndërkombëtar.

Ai është tani një yll i Anglisë, që po ndjek lavdinë e Kupës së Botës në Rusi. Po ashtu, është pjesë e rëndësishme e planeve të Jose Mourinhos te “Djajtë e Kuq”, por është gjithashtu vetëm 20 vjeç dhe ende ka për të mësuar.

Rashford thotë se ka vazhduar të përparojë si lojtar, duke qenë pjesë e një skuadre si Manchester United, i mbushur me yje, çka e përball atë me konkurrencë të ashpër për një vend titullari. Ai iu tha gazetarëve për betejat e brendshme, ndërsa po përgatitet për një tjetër sfidë ndërkombëtare me Anglinë, kundër Kolumbisë, në 1/8 finale të “Rusia 2018”:

“Çdo lojtar do t’ju tregojë se është gjithmonë i zhgënjyer kur nuk luan si titullar. Ju duhet të shikoni, megjithatë, anët pozitive, sepse merrni dy ditë shtesë trajnimi. Kjo situatë nuk më pengon të zhvillohem si lojtar. Nëse kjo do të kishte ndaluar zhvillimin tim, atëherë do të përbënte më shumë se problem.

Mourinho ka 20-25 lojtarë. Gjithkush ka atribute të ndryshme dhe i përshtatet stileve të ndryshme të trajnerit, kështu që gjetja e bilancit të duhur është një punë e vështirë për Mourinhon. Bëmë mirë si skuadër shumicën e kohës së sezonit të kaluar, por kemi nevojë për pak gjëra shtesë, që të fitojmë titullin”.

Rashford u përfshi në 53 ndeshje për Manchester Unitedin sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe siguruar 9 asistime. Por, ai filloi si titullar vetëm 26 prej këtyre ndeshjeve. Është sugjeruar se ai mund të lëvizë merkaton e kësaj vere, pasi kërkon të shmangë shijen e keqe të mëtejshme të stolit, por nuk ka ofruar asnjë tregues, që është rasti.

Në vend të kësaj, një sulmues, i cili, gjithashtu, përballet me një luftë të madhe rivaliteti me Raheem Sterling për të qenë titullar në kombëtaren e Anglisë, është zotuar të vazhdojë të kërkojë kohën e tij dhe të punojë shumë për të bërë përshtypje te Mourinho dhe Gareth Southgate. Rashford shtoi:

“Duhet të jeni të duruar. Duhet të keni një mendje të hapur, sepse ka shumë lojtarë të lartë, që të gjithë sjellin cilësi të ndryshme në lojë. Dhe në nivelin që po luajmë këtu, duke qenë në kombëtaren e Anglisë, e di se nuk funksionon filozofia e klubit; duhet ta kuptoni vërtet këtë”. /telesport.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme