Jadon Sancho ka qenë lojtar mjaftë premtues dhe me potencial të lartë gjatë periudhës katër-vjeçare sa ishte pjesë e Borussia Dortmund.
Megjithatë, pas një fillimi aspak të kënaqshëm në Premier League, ai ruajti një vend në skuadrën Kombëtare të Anglisë në tetor pas paraqitjeve të tij të mëparshme.
Fiks një muaj më pas, tekniku i kombëtares angleze, Gareth Southgate e hoqi sulmuesin e “Djajve të Kuq” nga lista e tij për ndeshjet vendimtare të Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Nënshkrimi veror i United nuk ka gjetur ende rrjetën në asnjë garë për klubin deri tani, dhe po konsiderohet si “transferim i dështuar” nga shumë tifozë të skuadrë angleze.
A ka çua në “rrëzimin” e Sanchos një “premtim i thyer”?
Shumë kishin menduar se Sancho mund të ishte përbërësi që mungon për të plotësuar procesin e rindërtimit të Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford”.
United dëshironte të sillte me çdo kush një nga talentët e rinjë më të mëdhenjë të Anglisë dhe e bindi Borussia Dortmundin për të siguruar shërbimet e tij.
Kur më në fund arritën të arrinin një marrëveshje me gjermanët në verë, “Djajtë e Kuq” thuhet se i ofruan Sanchos fanellën ikonike me numrin shtatë.
Drejtuesit e United nuk e dinin se do të ri-nënshkruanin me Cristiano Ronaldo në një “biznes” sensacional disa javë më vonë.
Edinson Cavani, të cilit iu besua fanella me numrin shtatë gjatë negociatave të United me Sanchon, ishte pranë bashkimin me Boca Junior në atë kohë.
Me sytë nga uruguaiani që thuhej se është drejtuar drejt një transferimi në Argjentinë, gjithçka dukej se anësori të rrëmbente numrin e tij.
Fatëkeqësisht, jo vetëm që united e riktheu Ronaldon, por ka vendosur të qëndrojë me Cavanin edhe për një sezon tjetër, duke e bërë Sanchon opsionin e tretë për të marrë numrin e lakmuar.
Rikthimi i madh i Ronaldos e “detyroi” Cavanin të hiqte dorë nga numri 7 për arsye të dukshme, duke e lënë të riun anglez me fanellën me numrin 21.
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, duket se premtimi i thyer i United ndaj Sanchos mund të ketë pasur një ndikim shkatërrues psikologjik te lojtari.
Topi i Artë përtej sferës së imagjinatës
Kanë kaluar dy dekada që kur një anglez fitoi Topin e Artë, ndërsa lojtari i fundit i “Djajve të Kuq” që e mori këtë çmim ishte Ronaldo në vitin 2008.
United duhet të ketë shpresuar që Sancho mund t’i bëjë të dyja garat kur ata të bashkojnë një ofertë fitimprurëse prej 72.9 milionë funtesh për ta tërhequr atë larg Dortmundit në verë.
Anësori 21-vjeçar u largua nga Manchester City drejt Bundesligës si një talent i papërpunuar në vitin 2017, por gjithsesi arriti të rrëmbejë kryesimin e Gjermanisë.
Aftësitë befasuese dribluese të Sanchos, pasimet e shkëlqyera dhe përfundimi “vdekjeprurës” e bënë atë një nga lojtarët më të këndshëm për t’u parë gjatë kohës së tij në Gjermani.
Shfaqjet e tij verbuese në “Signal Iduna Park”, të mbështetur nga shifrat marramendëse, çuan në spekulime rreth tij për t’iu baskuar garës së Topit të Artë në një të ardhme të afërt.
Megjithatë, në një kthim drastik të fatit të tij, futbollisti anglez ka kaluar në një nga prespektivat më të nxehta të të rinjëve të Evropës në një nga nënshkrimet më të “dështuara” në historinë e Manchester United.
Nëse është motivimi ai që po kërkon, Sancho mund të dëshirojë të frymëzohet nga Manchester City, ku Phil Foden vazhdon të fitojë duartrokitje nga një audiencë e gjerë.
Sipas shkrimeve angleze, Foden tani aktualisht është kandidati kryesor për t’u bërë lojtari i parë anglez që nga koha e Michael Owen që fitoi çmimin prestigjioz individual.
Ylli i Citizens mund të jetë një shembull që Sancho duhet të ndjekë nëse dëshiron të rindezë karrierën e tij në “Old Trafford” dhe të rifitojë vendin e tij në ekipin kombëtar të Anglisë./Arbresh.info
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...