Raportet nga mediat në Italia sugjerojnë që Sampdoria është e interesuar në mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere.
Reprezentuesi i Anglisë ka shpenzuar vitin e kaluar si një i huazuar te Bournemouthi dhe duket që nuk është pjesë e planeve të trajnerit Arsene Wenger për sezonin e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
Verën e kaluar ai ishte duke u kërkuar nga Milani dhe Roma para se te vendoste për qëndrimin në Premierë Ligë, megjithëse ‘Sky Italia’ raporton që transferimi në kampionatin italian është ende një opsion.
Sampdoria ka pyetur rreth disponueshmërisë së tij derisa “Topçinjtë” vazhdojnë të kërkojnë 10 milionë euro për shërbimet e tij.
“Blucerchiati” mund të jetë i përgatitur për këtë pasi dëshirojnë të shtojnë një lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare në mesfushën e tyre.
25-vjeçari ka bërë 34 paraqitje për Anglinë dhe ka shënuar dy gola./arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...