Jack Wilshere është i gatshëm të nënshkruaj një kontratë të re tri vjeçare për të vazhduar qëndrimin në Arsenal.
Mesfushori i Anglisë shpenzoi sezonin e kaluar në formë huazimi te Bournemouthi, por u rikthye te “Topçinjtë” në fillim të këtij sezoni dhe ka shijuar një ringjallje te klubi, transmeton portali arbresh.info.Kontrata aktuale e Wilsheres skadon në verë dhe bisedimet rreth vazhdimit kishin ngecur deri tani. ‘Daily Mirror’ pretendon që 26-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje tri vjeçare me opsionin për të vazhduar tutje edhe për 12 muaj.
Arsenali fillimisht i kishte ofruar mesfushorit 90 mijë funta në javë si dhe një seri bonusesh, por tani duket se ata kanë rritur ofertën dhe Wilshere dëshiron të vazhdoj qëndrimin te klubi në veri të Londrës.
Klubet si Evertoni, Wolves dhe Juventusit kanë qenë duke kërkuar nënshkrimin me produktin e akademisë së Arsenalit./arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...