Jack Wilshere befason me skuadrën e re

11:12 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mesfushori anglez, Jack Wilshere, mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Ëilshere këtë sezon nuk ka startuar në asnjë ndeshje nga minuta e parë në Premierligë, pasi trajneri francez, Arsene Wenger, ka preferuar dyshen Aroon Ramsey dhe Granit Xhaka.

Megjithatë, lëndimi i Ramsey ia ka jep mundësi që ai të starojë sonte ndaj West Ham, nga minuta e parë.

Por, trajneri i West Ham, David Moyes ka konfirmuar se është i interesuar që të nënskruajë me yllin e Arsenalit.

“Jack Wilshere është një lojtar që do të ishim të interesuar, nëse ai do të largohet”, tha Moyes.

“Unë po ashtu do të sigurohem që do të nënshkruajmë lojtarë për periudhë të gjatë, dhe jo për periudhë të shkurtër”, përfundoi trajneri skocez.

Çekanët javën e kalur mposhtën kampionin, Chelsea, me rezultat 1 me 0 dhe janë të motivuar për ndeshjen e sontme me Arsenalin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme