Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të transferohet te Manchester City në fund të sezonit.
Sipas SunSport, “Qytetarët” dëshirojnë transferimin e argjentinasit në verë, e ardhmja e të cilit është e pasigurt në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në kontratë ka marrëveshjen se mund të largohet si lojtar i lirë në verë dhe mospajtimet me drejtorin sportiv, Eric Abidal në javën e kaluar kanë bërë që të këtë spekulime se mund të largohet.
Nga ana tjetër, Manchester City është duke provuar të transferojë disa lojtarë me kualitet të lartë, me të cilët shpreson ta realizoi ëndrrën e fitimit të Ligës së Kampionëve.
City është duke u munduar të transferojë qendërmbrojtësit, Milan Skriniar nga Inter dhe Lewis Dunk nga Brighton.
Nëse ndodhin këto transferime ja si mund të jetë formacioni i Cityt në sezonin e ardhshëm./arbresh.info.
Murati: Ekonomia vazhdon rritjen me 4.27%
Ronaldo shënon gol dhe i dhuron epërsinë Al-Nassr
Empoli fiton ndaj Cagliarit, Ismajli sërish i jashtëzakonshë...
Kryhen matjet zyrtare: Joshua me një avantazh të lehtë përba...
KE-ja s’ua jep hisen e miliardave Kosovës e Serbisë pa zbati...
Aksident i dyfishtë në Tiranë, disa të lënduar