Ja si duket tabela e Superligës pas xhiros së 28-të, Drita mbetet linder

19:46 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar edhe xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.

Drita ka mposhtur me rezultat bindës Llapin, ndërsa Trepça ’89 ka arkëtuar tri pikë ndaj Ferizajit, shkruan portali arbresh.info.

Prishtina dje mposhti Drenicën dhe Ballkani e Gjilani kanë fituar nga tri pikë duke i mposhtur Dukagjinin dhe Feronikelin.

Lider në Superligë mbetet Drita me 61 pikë, katër më shumë se Prishtina, kurse pozitën e tretë e mban Ballkani me 56 pikë, një më shumë se Gjilani.

Ndërsa, në zonën e rrezikshme mbeten Trepça ’89, Ferizaj, Vushtrria dhe Dukagjini./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme