Ja si duket tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të zhvilluara

15:05 | 23 Shkurt 2020
Arbresh Info

Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit për javën e 19-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani merr tri pikë të reja ndaj Ferizaj, Gjilani mposhti Flamurtarin, ndërsa Trepça’89 në fund të ndeshjes ia doli të përmbys rezultatin kundër Dukagjinit, transmeton portali arbresh.info.

Pas këtyre ndeshjeve, “Xhabrailat” rikthehen në kreun e tabelës me 40 pikë, tri më shumë se Drita ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katër me 35 pikë.

Kurse Flamurtari, Ferizaj dhe Dukagjini që pësuan humbje sot (e diele) mbeten në zonën e rrezikshme, derisa Trepça’89 ngritët në pozitën e shtatë me 26 pikë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme