Ja si do të dukeshin formacionet e një ndeshje “All Star” në futbollin evropian (FOTO)

12:22 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Çdo shkurt, sportivet botërore evidentojnë ndeshjen e “All Star” të NBA.

Të gjitha yjet përplasen në “Basketball League”, në ndeshjen më të veçantë të sezonit, duke i treguar planetit shkëlqimin e tyre dhe të këtij sporti.

Kjo lloj ngjarjeje mbetet unike në NBA, por modeli është eksportuar në çdo sport.

Imagjinoni një ndeshje mes yjeve të mëdhenj të futbollit evropian?

Thjesht hidhini një sy formacioneve të mundshme dhe mund të krijoni idenë e asaj që do të mund të përjetonim.

Evropa veriore do të nxirrte 11-shin më të mirë nga liga të tilla si Premier League, Bundesliga dhe Ligue 1. Të përzgjedhurit do të krijonin një ekip të madh, pothuajse të pamposhtur.

Treshja e sulmit do të ishte e tmerrshme, me Lewandowskin, Diego Costa dhe Ibrahimovic. Lojtarë të tjerë të mëdhenj, që luftojnë çdo vit për “Këpucën e Artë”, si Aguero, Aubameyang, apo Cavani mund të jenë, po ashtu, pjesë e këtij ekipi.

Në Europën Jugore, Real Madrid dhe Barcelona do t’ia dilnin të krijonin një top-formacion të mundshëm, me 11 yje. La Liga, Serie A dhe Liga Portugeze formojnë një skuadër të frikshme, me Leo Messi dhe Cristiano Ronaldon në të njëjtin formacion.

Formacioni i ekipit Jugor

Formacioni i ekipit Verior

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme