Google ADS

Ja si do të dukej tabela e Premier Ligës nëse nuk do të kishte penallti

12:44 | 15 Janar 2021
Arbresh.info

Premierliga është bërë shpesh temë e diskutimeve të analistëve të futbollit

Penaltitë janë bërë bujë e diskutimeve në Premierligë, sidomos pas inkuadrimit të sistemit VAR.

Së fundmi, ishte menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili deklaroi se Manchester United kishte fituar më shumë penalti në vitin e fundit sesa Liverpool në pesë vite sa ka qenë ai aty.

Kjo ndezi debatet se kush përfiton më së shumti nga penaltitë, por si do të dukej tabela e Premierligës pa penalti? Quditërisht pa penalti, Liverpool nuk do ishte as në top katërshe.

Sipas statistikës, pa penalti lideri i tabelës do të ishte Manchester City me 35 pikë.

I ndjekur nga Manchester United, me 32 pikë dhe vendi i tretë do të ishte Everton me 32 pikë gjithashtu.

Më e quditshmja është pozita e Liverpool, “The Reds” do të ishin në pozitën e nëntë me 26 pikë total. Dhe në fund, Leeds United do qëndronte në vendin e 10-të në tabelë me 26 pikë.

Tabela e Premierligës pa penalti:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme