Google ADS

Ja sa para do të humbin klubet e Premierë Ligës nëse sezoni ndërpritet, United e pëson më së shumti

19:28 | 7 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester United do të jetë skuadra që do të humbasë më së shumti para nga 20 skuadrat e Premierë Ligës nëse sezoni do ndërpritet.

Me 13 mars u suspenduar Premierë Liga shkaku i koronavirusit, ndërsa nuk dihet se kur do të rifillojë përsëri, transmeton portali arbresh.info.

Të gjitha klubet e Premierë Ligës do humbin para, por asnjëra nga to nuk do e pësoi aq keq sa “Djajtë e Kuq”, të cilët do humbin plotë 116.4 milionë euro.

Skuadra e dytë që do këtë humbje të madhe është rivali lokal, Manchester City me 109.3 milionë euro ndërsa në pozitën e tretë do jetë Liverpool me 102.6 milionë euro.

Ja lista e plotë e 20 skuadrave të kampionatit anglez dhe sa para do humbin:

  1. Manchester United – 116.4 milionë euro
  2. Manchester City – 109.3 milionë euro
  3. Liverpool – 102.6 milionë euro
  4. Chelsea – 91.0 milionë euro
  5. Tottenham – 83.0 milionë euro
  6. Arsenal – 74.8 milionë euro
  7. Leicester City – 55.6 milionë euro
  8. Burnley – 50.0 milionë euro
  9. Wolves – 49.1 milionë euro
  10. Everton – 42.6 milionë euro
  11. Sheffield United – 41.9 milionë euro
  12. Newcastle United – 40.3 milionë euro
  13. West Ham – 37.4 milionë euro
  14. Crystal Palace – 37.1 milionë euro
  15. Southampton – 32.1 milionë euro
  16. Brighton – 29.7 milionë euro
  17. Watford – 24.2 milionë euro
  18. Aston Villa – 24.2 milionë euro
  19. Bournemouth – 22.1 milionë euro
  20. Norwich City – 19.5 milionë euro.

Kurse në total para që do humbasin tërë klubet janë 1.08 miliardë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme