Ani pse bën miliona euro në muaj, Paul Pogbas i janë dashur tre muaj që të paguaj 100 funte apo 115 euro një punëtori që i ndihmoi të zhvendoste gjërat e tij nga banesa në shtëpinë e tij në Manchester
Tre muaj për të paguar 100 funte apo 115 euro. Kaq i është dashur të presë një punëtori për të marrë shpërblimin nga ylli i Manchester United, Paul Pogba, shkruan The Sun.
“Pogba mund të jetë edhe lojtari më i paguar në botë, por mua më ka trajtuar si budalla. Kemi punuar një mëngjes të tërë dhe duhej të ishim paguar në përfundim të punës”, kanë qenë deklaratat e bëra nga Kondi Moyo, personi i punësuar nga mesfushori i United.
Kujtojmë se shumën të cilën nuk e pagoi Pogba për tre muaj, ai e fiton vetëm për 3 minuta e 47 sekonda.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita