West Ham Unitedi do të duhet ta paguajë trajnerin e skuadrës, Manuel Pellegrinin, rreth 17 milionë euro si dëmshpërblim nëse e shkarkojnë atë nga puna, pas fillimit jo mjaftueshëm të mirë të sezonit të ri të Premierligës.
West Hami i ka humbur që të katër ndeshjet e para të sezonit të ri të Premierligës, duke mbetur kështu në fund të tabelës. Kjo gjë i ka zhgënjyer tifozët e klubit, të cilët janë të pakënaqur edhe me drejtuesit, transmeton Gazeta Express.
Dhe tani është zbuluar se klubi kishte harruar ta përfshijë një klauzolë për shkarkim në kontratën e Pellegrinit. Ai iu bashkua West Hamit këtë verë, duke e lënë prapa karrierën e tij në Hebei China Fortune.
Ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester Cityt, Pellegrini, u emërua në pozitën e trajnerit të klubit londinez në maj të këtij viti, dhe nënshkroi me ta kontratë katërvjeçare. Ai paguhet me nga 6 milionë euro në sezon, shumë kjo e cila rritet deri në 8 milionë me bonuse.
West Ham i bëri trajnerin kilian një nga trajnerët më të paguar në Premierligës, si dhe e mbështetën atë gjatë këtij afati kalimtar. Ata i shpenzuan gjithsej 103,5 milionë euro për transferimin e shtatë lojtarëve.
Por, tani drejtuesit e klubit kërkojnë rezultate më të mira, pasi që besojnë se kanë investuar mjaftueshëm në klub. Por, kjo gjë nuk do të jetë e lehtë për Pellegrinin pasi që dy ndeshjet e radhës në shtëpi, West Hami do të ndeshet me Chelsean dhe Manchester Unitedin.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...