Google ADS

Ja sa kushton “Topi i Artë”

09:37 | 18 Tetor 2022
K.B

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, është fitues i çmimit prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2022.

Këtë sukses, ai e arriti për herë të parë në karrierë, vetëm në moshën 34-vjeçare.

Ky çmim është kryesori që një futbollist mund të arrijë në karrierë individualisht.

Por, sa është vlera e “Topit të Artë”?

Vlera për prodhimin e trofeut “Ballon d’Or” shkon në vetëm rreth 3 mijë euro.

Ai është 31 centimetra i gjatë dhe 23 centimetra i gjerë dhe peshon pak mbi shtatë kilogramë.

Megjithatë, vlera e trofeut “Ballon d’Or” mund të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme