Ja pse gara me vetura në Ferizaj është më e veçantë se të tjerat (VIDEO)

12:55 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot është duke u zhvilluar një garë në kuadër të kampionatit të Kosovës , e disiplinës sllallom, që nënkupton një sport teknik.

Në këtë garë të gjithë vozitësit që mendojnë se kanë talent në vozitje, para se të kalojnë në profesionalizëm munden ta testojnë vetën në këto gara, raporton Arbresh.info. Ky kampionat përbëhet nga 4 gara dhe kjo që po mbahet sot në Ferizaj është gara e dytë që është duke u mbajtur.

E veçanta e kësaj gare është se iu është dhënë mundësia çdo qytetari të merr pjesë, jo vetëm atyre që janë profesionist në këtë fushë./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1452143784850709/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme