Pas zgjedhjes së futbollistit të vitit, sytë tërhiqen se për kë votuan secili nga lojtarët dhe trajnerët më të mirë të botës. Shumë lojtarë votojnë për shokët e tyre të klubit, ose lojtarët me të cilët kanë ndarë fushënnë të kaluarën.
Ndërsa, të tjerët vendosin të përdorin votën e tyre si njohje për lojtarët që kanë shijuar vite të suksesshme, por nuk ka gjasa të dalin në krye në numërimin përfundimtar.
Robert Lewandowski, i cili u emërua lojtari më i mirë për vitin 2020, dha numrin e tij më të madh të votave për Thiago Alcantara, një ish-bashkëlojtar i tij në Bayern Munchen. Së dyti, ai shkoi për Neymar dhe më pas zgjodhi Kevin De Bruyne në të tretin.
Lionel Messi, ndërkohë, kishte dy lojtarë të Paris Saint-Germain në tre të parët e tij. Miku dhe ish shoku i skuadrës së Barcelonës, Neymar morën votën e tij të parë, përpara Kylian Mbappe në të dytin dhe pastaj Lewandowski në të tretin.
Treshet më të mirë të Cristiano ishin, sipas rendit, Lewandowski, Messi dhe Mbappe. Portugezi, veçanërisht, ishte i vetmi nga tre finalistët që votuan për dy të tjerët.
Sergio Ramos, i cili erdhi i 11-ti në renditjen përfundimtare, gjithashtu votoi për Lewandowski si votën e tij të parë, përpara Thiago dhe më pas Neymar.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...