Conor McGregor duket se i ka siguruar vetës një duel i cili do t’i mundësonte revanshin me Khabib Nurmagomedov.
Conor McGregor do të përballet me Donald Cerrone, dhe duket se marrëveshja është arritur, transmeton lajmi.net.
Një duel e kishte paralajmëruar edhe Cerrone i cili kishte thënë se lufta mes tyre do të zhvillohet këtë vit.
“Definitivisht do të bëhet këtë vit” Cerrone ishte përgjigjur kur ishte pyetur për një duel të mundshëm me McGregor.
Kujtojmë se McGregor është suspenduar me gjashtë muaj pamundësi për tu ndeshur nga Komisioni i Nevadas, pas ngjarjeve të UFC229.
Por, ai do të jetë i lirë të luftojë në prill, dhe duket se kundërshtari i tij do të jetë Cerrone.
Fituesi i këtij dueli besohet se do të jetë kundërshtari i ardhshëm për Khabib Nurmagomedov.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador