Ja kush është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2018 (Foto)

12:56 | 5 Qershor 2017
L G

Ky sezon vetëm sa ka përfunduar, por djelmoshat e Zinedine Zidane do të mendojnë që tani për ta mbrojtur sërish titullin.

Sipas bastoreve sportive, Real Madridi i Zinedine Zidane, që sapo fitoi Ligën e kampionëve, duke thyer rekord historik, është favorit për të triumfuar edhe në sezonin 2017/18, transmeton Gazeta Express.

Sipas “bet365”, që reali të triumfojë sërish në këtë garë e ka kuotën 6.00, aq aa e ka edhe Barcelona, që janë dy favoritët kryesor për sezonin e ardhshëm.

Pas tyre rendit Bayern Munich me kuotën 6.50, derisa në vend të katërt është finalisti i edicionit sa lamë pas, Juventusi, që ka kuotën 11.00.

Për herë të parë pas një kohe, në mesin e gjashtë favoritëve janë edhe ekipe angleze.

Chelsea, PSG-ja dhe Manchester United pushtojnë pozitat pesë, gjashtë e shtatë.

“Blutë e Londrës” kanë kuotën 13.00 që sezonin e ardhshëm ta fitojnë Ligën e kampionëve, pas tyre renditet PSG-ja me 15.00 dhe Manchester United në pozitën të shtatë me kuotën 17.00.

foto_1496658786-931254

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme