Ylli” i Liverpool, Mohamed Salah, ka zbuluar se ai e dinte që karriera e tij te Chelsea u mbyll në momentin që u zëvendësua në fund të pjesës së parë në ndeshjen kundër Norwich City në “Stamford Bridge”.
21-vjeçari u zëvendësua nga Jose Mourinho gjatë pushimit të ndeshjes, pas një tjetër paraqitje në hije. Ai ishte blerë nga Bazel për 20 milionë euro në janar 2014, por u largua një vit më vonë pasi nuk pati impakt në Premier League.
Sivjet ai shpall golashënuesi më i mirë në Premier League, ku është edhe golashënuesi më i mirë.
“Unë e para shansin te Chelsea, nuk e shfrytëzova dhe e kuptova se më duhej të largohesha,” – tha egjiptiani për “The Sun”. – Në mendjen time e kuptova se po të kisha qëndruar te Chelsea do të kisha luajtur katër ose pesë minuta çdo ndeshjes. Vendosa të shkoj te Fiorentina, në momentin që Mourinho më zëvendësoi në fund të ndeshjes së parë si titullar në gjashtë muaj. Ai kishte të drejtë”, transmeton telesport.al.
Më pas Salah vazhdoi: “Në Serie A bëra një punë të mirë dhe te Fiorentina dhe Roma shkova shumë mirë, ashtu si doja. Pastaj kur mu dha mundësia për t’u kthyer në Premier League ishte dakord që nuk do të dështoja si herën e parë.”
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?