Ja kur pritet të paraqitet zyrtarisht Hazard tek Real Madridi

12:52 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Real Madridi nuk pritet të paraqesë zyrtarisht Eden Hazard si nënshkrimin e tyre të ri përpara datës 11 qershor, edhe pse transferimi i lojtarit te Los Blancos mund të shpallet më herët.

Drejtorët e përgjithshëm të Chelseat dhe Real Madridit, Marina Granovskaia dhe Jose Angel Sanchez, do të takohen në ditët në vijim për të finalizuar marrëveshjen mes dy palëve.

Sipas gazetës spanjolle Marca, arritja e marrëveshjes thuhet se do të bëhet në bazën e 105 milionë funteve apo rreth 130 milionë eurosh.

Hazard shprehu dëshirën e tij për t’u transferuar në skuadrën spanjolle disa javë më parë dhe madje ai u shfaq duke thënë lamtumirë pas triumfit në finale të Ligës së Evropës ndaj Arsenalit në mbrëmjen e së mërkurës.

Paga aktuale e sulmuesit anësor belg është nëntë milionë euro në sezon, ndërsa te Mbretërit kjo pritet të sillet rreth dyfish.

Chelsea tashmë e ka nënshkruar zëvendësimin e tij pasi ka transferuar lojtarin e Borussia Dortmundit, Christian Pulisic. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme