Kombëtarja e Kosovës e nisi ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 në mënyrë jo të mirë.
‘Dardanët’ regjistruan dy barazime në dy ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Grupit I kundër Izraelit dhe Andorrës.
Kosova barazoi 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë, kurse me rezultat të njëjtë 1:1 përfundoi edhe ndeshja e mbrëmshme ndaj Andorrës.
Këto dy barazime e pozicionojnë Kosovën në vendin e tretë në kuotën e dy pikëve, katër larg vendit të dytë Rumanisë, dhe liderit të Grupit I, Zvicrës.
Dy xhirot e para kualifikuese drejt ‘Euro 2024’ tani kanë përfunduar, ndërsa Kosova do të rikthehet sërish në aksion në muajin qershor.
Më 16 qershor ‘Dardanët’ zhvillojnë ndeshjen ndaj Rumanisë në ‘Fadil Vokrri’, kurse tre ditë më vonë, respektivisht, më 19 qershor, Kosova zhvillon ndeshje si mysafire me Bjellorusinë
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...