Ja cili është numri i Ibrahimovic te Milan

17:39 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Zlatan Ibrahimovic sot (e enjte) është rikthyer në Milan për të bërë testet mjekësore.

38-vjeçari pas dy sezoneve të mrekullueshme në LA Galaxy vendosi të rikthehet në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Suedezi kishte oferta të ndryshme, por në fund zgjodhi klubin e tij të vjetër, AC Milan.

“Rosonerët” këtë sezon janë në formë zhgënjyese dhe transferimi i suedezit ka bërë që fansat përsëri të kenë shpresë.

Milan përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se numri i Ibrahimovic në fanellë do të jetë 21.

Suedezi asnjëherë në karrierën e tij nuk ka luajtur me këtë numër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme