Ekipi i Skënderbeut kaloi në turin e tretë të Europa League. Intervistë me trajnerin e ekipit korçar, Ilir Daja.
-Daja jeni në turin e tretë tashmë. Si ndjeheni?
– Ndjehem vërtet mirë dhe jo vetëm unë, por gjithë ekipi dhe mendoj gjithë korçarët, pasi i bëmë krenarë të gjithë. Tani kemi një motiv edhe më të madh për të vazhduar më tej. E vetmja gjë se jemi disi të lodhur, pasi kemi javë të tëra që vazhdojmë dhe për këtë i lashë pushim një ditë. Nga nesër (sot) duhet të fokusojmë të gjitha energjitë për Mlladën.
-E kishit thene me parë se do të ishte e vështirë. Se kishit menduar fitoren 2-0?
-Realisht jo. E kishim vlerësuar kundërshtarin dhe për këtë edhe lojtarëve u kitha thënë që duhet ta respektonin sa më shumë. Unë e kisha thënë përpara startit të asaj ndeshjeje të kthimit që shanset ishin 50% me 50%. Ç’do gol që do të shënonim do të na nderonte dhe e shënuam. Duhet të kishim kujdes në mbrojtje dhe e bëmë më së miri pasi Kairati vinte të bënte gjithçka për gjithçka.
-Ndërrimet rezultuan më shumë se pozitive, sidomos ai i Plakut. Ishte gjetje apo rastësi?
-Kur një trajner bën ndërrim mund të dalë edhe keq, por probaliteti kur bën një ndërim është që të ndryshojë pozitivisht lojën dhe kjo më doli me Plakun. Në fakt, Plaku u fut në fushë pasi Xhejms ishte i dëmtuar dhe nuk kisha zgjidhje tjetër. Gjithsesi i gjithë ekipi funksioni mirë. Kemi duruar shumë adiministrimin e dendur të topit të kundërshtarit, pa e futur në zonën e golit. Ishim efikasë te kundërsulmi dhe në fund ja dolëm.
– Daja keni thyer ç’do rekord personal si trajner duke shkuar në raundin e tretë të Europa League. E keni menduar se kur do të ndaleni, apo rruga do të jetë e gjatë?
– Ndeshje të tilla me sistem eliminimi duhen përgatitur mirë, madje gjithçka në kohë rekord, sepse sapo përfundon njëra, fillon tjetra. Ndoshta me një short më të lehtë nëse do ta kishim do ta kisha menduar kalimin më tej, por mos harroni ne sapo kaluam Kairatin një superskuadër. Tani kemi anë pozitive psikologjinë e lartë, por duhet të qëndrojmë me “këmbë në tokë”.
– Euforia e korçarëve rezultoi pozitive, po ashtu edhe euforia e futbollistëve, presidencës etj. Ju vetë keni qenë euforik për kalimin më tej?
– E ndjeja entuziazmin e gjithë qytetit dhe u ndjeva mirë realisht, por lojtarët vetë nuk ishin euforikë. Menaxhuam presionin e jashtëm qoftë edhe nga Kairati, pasi ata thoshin që se diskutonin fitoren. Por menaxhuam edhe “presionin” e mirë që vinte nga tifozët dhe në fund ja ku jemi ne në raundin tjetër.
– Mlada kundërshtari i radhës. Keni filluar ta studioni?
-Të them të drejtën sot (dje) jam duke mbledhur informacionin e duhur në drejtime të ndryshme, për të sistemuar dhe për të nxjerrë esencën që duhet t’u përcjell lojtarëve për kundërshtarin e radhës.
– Lajme aspak të mira vijnë për ju, pasi Lilaj, Xhejms dhe Vujoviç nuk do të jenë në ndeshjen e parë. Sa dëmtojnë këto mungesa?
-Kur i gjithë kontigjenti është në dispozicion në një ndeshje, sigurisht që edhe ne si trajnerë e kemi më të lehtë të gjejmë 11-shin. Kur, një lojat si Lilaj apo Xhejms që janë të formacionit bazë, padiskutim që janë mungesa të rëndësishme. Do të mundohemi me lojtarët që kemi të bëjmë sa të jetë e mundur që këto mungesa që ju thatë të mos ndihen aspak.
– Daja cilat janë fjalët e para që i keni thënë lojtarëve ju dhe presidenti?
– Me lojtarët kemi qenë entuziastë dhe jam përshëndetur me të gjithë. Pak gjëra ju thashë, pasi e merritonim ne që të ishim në raundin e tretë dhe të gjithë kishim besim shumë të madh që do kalonim më tej. Lojtarët janë aktorët kryesorë dhe merritojnë komplimente, ndërkohë që me presidentin festuam atë mbrëmje shumë pak dhe më pas nuk kemi folur dhe nuk jemi takuar.
– Ardjan Takaj tani do grupet e Europa League. E vështirë?
-Jo e vështirë, por tej mase e vështirë. Sepse, nëse nga Championsi mund të fitosh dy ture dhe siguron grupet e Europa Lëague, këtu duhet të kalosh katër ture që të shkosh në grupet. Plus kësaj në “play-off” vijnë edhe skuadrat që nuk vazhdojnë më tej Champions-in dhe kjo e bën garën edhe më të vështirë në vazhdim. Por, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalojmë me kaq, sepse nëse nuk besojmë nuk ecim dot larg. Tani të fokusohemi më mirë te Mllada dhe të mendojmë vetëm për atë ndeshje.
-Vetëm katër seanca stërvitore përpara Mllades, janë të mjaftueshme për të qënë gati?
-Nuk do të thosha që janë pak, pasi nuk kemi pushuar në asnjë moment deri tani. Do të vazhdojmë të punojmë me manovrën tonë, pasi ne jemi përgatitur siç duhet gjatë minifazës në Slloveni dhe mendoj që 4 seanca janë të mjaftueshme për të dhënë më të mirën të enjten e ardhshme në Çeki.
– Sa e ndihmon Skënderbeun fakti që ndeshja e parë do të luhet jashtë dhe e dyta në shtëpinë tuaj?
– Ne do të bëjmë lojën tonë, të orientuar nga pragmatizmi. Të jemi të kujdesshëm dhe nëse do të qëndrojmë në mbrojtje do të gabojmë, pasi duhet të shikojmë padiskutim edhe sulmin, ashtu siç e pamë edhe ndaj Kairatit në Kazakistan..
– Daja realisht sa shanse ka Skënderbeu për të kaluar në “play-off”-in e Europa League?
-E theksova edhe më sipër ashtu si me Kairatin që e thashë 50% me 50% aq ka edhe në këtë përballje të raundit të tretë.
-Ju dëmton fakti që Skënderbeu nuk do të luajë më në Korçë, por në “Elbasan Arena”?
-Absolutisht po. Sepse janë faktorë të ndryshë. Në “Elbasan Arena” nuk do të jemi si në shtëpinë tonë, ku jemi përshtatur shumë. Atmosfera padiskutim që në Korçë është më e zjarrtë se ç’do të jetë në Elbasan. Në Elbanasa stadiumi është më i hapur dhe plus kësaj në këtë sezon vere Korça ofron temperatura më të favorshme.
-Po “ujqërve të dëborës” për mbështetjen e deritanishme në dy raundet e para, keni gjë për t’u thënë?
-Asgjë më shumë se ajo që kanë bërë dhe për këtë i falenderojmë të gjithë. Prezenca e tyre është absolutisht një motiv edhe më i madh për ne.
– Flitet që portieri i Kukësit, Koliçi e ka mbyllur me Skënderbeun. E vërtetë?
-Jam përqendruar totalisht te mbledhja e informacioneve për Mlladën dhe nuk kam kontaktuar aspak me presidentin Ardjan Takaj. Nuk di ç’të them më shumë se kaq.
– Ju dhe presidenti keni thënë menjëherë pas ndeshjes së fundit që do të ketë një ose dy goditje të mëdha para Mlladës. Ka gjë konkrete dhe ç’farë janë dhe nga vijnë këta lojtarë?
– Për këto dy javë, pra me Mlladen do të dëshiroja që të kisha një qëndërsulmues të shpejtë dhe të fortë dhe nëse do të na vijë do të ishte edhe më mirë akoma. Duhet të “godasim” në këtë moment në mërkato dhe do të ndjehesha vërtet më mirë me sulmuesin që do ta quaja të ishte cilësor. Nëse nuk do të bënte diferencën me lojtarët që kam, atëherë më mirë të mos vinte.
– Së fundi, nesër (sot) në Korçë për të filluar stërvitjet anti-Mllada. Do ta zbrisni me “këmbë në tokë” ekipin, apo karikimi i madh mund të dalë edhe për mirë?
-Jemi me “këmbë në tokë” sidomos lojtarët me eksperiencë. Këtu nuk kemi kohë të kalojmë në delir, sepse sapo përfundon një ndeshje luhet tjetra. Ju e patë edhe vetë që euforia që kishim ndaj Kairatit nuk ndikoi aspak për keq në fushë. Për mua kjo eufori nuk ka fare lidhje me Mlladen, pasi është ndeshje tjetër dhe është tjetër përballje me një kundërshtar ndryshe nga Kairati.
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...