Lojtari i Dritës, Izair Emini ka konfirmuar se është shëruar nga koronavirusi.
Emini javën e kaluar rezultoi pozitiv në testimin e koronavirusit, duke u bërë lojtari i parë i prekur nga Covid-19 në Superligën e Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, sot (e hënë) përmes një postimi në Facebook, Emini ka konfirmuar se është shëruar.
“Njëherit doja të ju falenderoja perzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës pëgjithmonë! Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe më doli si rezultat negative. Flm edhe njëhere të gjithëve! Zoti ju ruajt,” ka shënuar Emini në rrjetin social Facebook.
Pritet që së shpejti Emini të ribashkohet me bashkëlojtarët në stërvitje./arbresh.info.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...