Sulmuesi nga Tetova, Izair Emini, po del të jetë një futbollist i lindur për tu shpallur kampion.
Izair Emini edhe pse nuk kishte një vit të mirë, pasi u prek edhe nga coronavitus, në fund të këtij edicioni doli të jetë kampion me Dritën.
Pas tre titujve kampion të fituar në dy shtete të ndryshme, një me Kukësin në Superligën e Shqipërisë dhe dy radhazi me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoni të Veriut, Emini arriti që të shpallet kampion edhe me Dritën e Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm për futbollistin tetovar, i cili po zhvillonte sezonin e tij të parë në futbollin elitar të Kosovës.
Ai me Dritën e tij u shpall kampion një xhiro para përfundimit të sezonit aktual në Kosovë, kjo edhe falë barazimit të Gjilanit përballë Ballkanit 2-2.
Drita me 68 pikë kryeson renditjen para Gjilanit që ka 65 dhe Ballkanit të vendit të tretë me 64 pikë.
Ndryshe për Eminin ishte ky titulli pestë në karrierë, pasi ai ishte pjesë e asaj gjenerate të Shkëndijës që në vitin 2011-të ishte shpallur për herë të parë kampion.
Në karrierën e tij Emini numëron edhe dy Kupa dhe dy Superkupa, shkruan “infOSport.mk”. Një Kupë dhe një SuperKupë, Emini i ka fituar me Shkëndijën në futbollin maqedonas, derisa të njëjtën gjë kishte bërë edhe me Kukësin në Shqipëri.
Emini në trojet shqiptare ka fituar nëntë trofe dhe me plotë të drejtë mund të quhet edhe njeriu i trofeve.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...