Google ADS

Ivan Rakitic thyen heshtjen, flet për largimin nga Barcelona

13:21 | 3 Shkurt 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka folur për kohën që është duke kaluar në klubin katalunas.

Kroati është duke kaluar kohë të vështirë te Barcelona dhe mendohej që do largohej muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Rakitic për Sport ka konfirmuar se ka menduar largimin, mirëpo këto gjëra kanë përfunduar.

“Mund të them se kanë ndodhur disa gjëra që nuk me pëlqyen. Nuk i kam merituar disa nga ato gjëra”

“Nuk është momenti për të hapur problemet përsëri, kam menduar të largohem sepse ishte kohë e komplikuar për mua. Tash dua të bëj më të mirën, ti ndihmoj klubit gjatë këtij sezoni”, shtoi ai.

Të interesuar për Rakitic ishte Manchester United, Juventus dhe Inter./arbresh.info.

Të ngjashme