Ivan Rakitic raportohet se do të refuzoj mundësinë për t’iu bashkuar Manchester United nga Barcelona në janar.
Reprezentuesi kroat, i cili ka bërë gjashtë paraqitje për “Blaugranët” këtë sezon, besohet të jetë në dispozicion për 35 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Pretendohet se “Djajtë e Kuq” dhe Interi kanë kërkuar të dy për të arritur një marrëveshje për nënshkrimin me 31-vjeçarin menjëherë pas Vitit të Ri.
Rakitic ka ngjallur spekulime se mund të jetë rrugës për largim nga Camp Nou për shkak se ka insistuar se ka nevojë për më shumë minuta në fushë.
Por bazuar në ESPN, pritet që fituesi i katërfishtë i La Ligas të mos transferohet në Old Trafford për arsye familjare.
Megjithatë, ata raportojnë se United është i gatshëm për të përkrahur trajnerin Ole Gunnar Solskjaer në merkaton dimërore të transferimeve por nuk do të paguajnë më tepër seç duhet për lojtarët./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit