Google ADS

Ivan Rakitic në PSG? Vendimi zbulohet në këtë datë

19:56 | 24 Gusht 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic pritet të marrë një vendim rreth transferimit të mundshëm në Paris Saint Germain nga e hënë e javës së ardhshme.

PSG është në kërkim të një mesfushori dhe ka si shënjestër transferimin e 30-vjeçarit kroat në kryeqytetin francez, transmeton portali arbresh.info.

Derisa bisedimet ndërmjet dy klubeve janë duke pasur progres, e hëna pritet të jetë data kryesore kur vendimi do të prezantohet, të paktën kështu beson gazeta spanjolle ‘Sport’.

Rakitic, i cili i ndihmoi Kroacisë të arrijë në finale të Kampionatit Botëror në Rusi, nuk ka shprehur dëshirë për largim nga Barcelona, por transferimi në Paris Saint Germain mund të bëjë që superylli i Barcelonës të fitoj pagë dyfishë më të madhe.

Barcelona duket se ka sugjeruar që vendimi rreth të ardhmes së Rakiticit është në duart e lojtarit, ndonëse Valverde së fundmi ka thënë se klubi “nuk shet lojtarët kryesor të skuadrës”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme