Ivan Rakitic mund të vendos me plotë të drejtë të largohet nga Barcelona këtë verë në rast se klubi arrin të sigurojë shërbimet e Adrien Rabiotit nga PSG.
Kështu beson ‘Don Balon’, që thekson gjithashtu se reprezentuesi kroat nuk ndihet aq i rëndësishëm në klub në krahasim me disa nga bashkëlojtarët e tij blaugranë, transmeton portali arbresh.info.
Raporti po ashtu pretendon se nëse klubi arrin të sigurojë shërbimet e Rabiotit apo Paul Pogbas së Manchester United, atëherë Rakitic mund të largohet nga Camp Nou, diçka që jemi të gjithë të sigurt që Barcelona nuk dëshiron të ndodhë.
Humbja e Rakiticit do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën, madje edhe nëse ata arrijnë të sigurojnë shërbimet e Rabiotit ose Pogbas.
Kroati ka qenë në super formë për klubin qysh pas transferimit nga Sevilla në vitin 2014 dhe mesfushori ka shfaqur gjithashtu paraqitje të mrekullueshme edhe në ndeshjet e mëdha te skuadra e Ernesto Valverdes, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse largimi i Rakitict do të ishte një gjë shkatërruese për gjigantin katalunas, transferimi i Rabiotit për të zëvendësuar atë nuk do të ishte një lëvizje aspak e keqe.
Rabiot, që PSG thuhet se është e gatshme të lejoj largimin e tij për 50 milionë euro, ka shfaqur gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez se është padyshim i aftë për të luajtur në njërën nga skuadrat më të mira në botë.
23-vjeçari ka qenë si një shtyllë te skuadra e PSG-së që ka dominuar në futbollin francez për vite dhe një regjim i tillë duket se nuk do të përfundoj afër.
Sidoqoftë, largimi i Rakiticit do të ishte më shumë një dëm për Barcelonën madje edhe nëse ata sigurojnë shërbimet e Rabiotit./arbresh.info/
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...