Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic beson se skuadra e tij duhet ta “respektojë” Manchester Unitedin në ndeshjet e tyre çerekfinale në UEFA Ligë të Kampionëve këtë muaj.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit eliminoi PSG-në në xhiron e 1/8-ës duke u kthyer nga disavantazhi prej 2 me 0 nga takimi i parë për të vazhduar tutje me rezultat të përgjithshëm 3 me 3 falë rregullit për golat si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e kemi parë se sa të mirë ishin ata dhe e dimë se klubet angleze janë të fuqishme për momentin”, ka thënë Rakitic për GQ Magazine.
“Manchester United është duke pasur rezultate të mira dhe shënimi i tri golave në Paris ishte i jashtëzakonshëm. Ju duhet të respektoni Manchesterin për një rikthim, për organizmin dhe luftën në skuadër me shumë lojtarë të rinj”
“Kam shumë respekt për njerëzit britanikë dhe pasionin e madh që ata kanë për futbollin duke mbushur plotë stadiumet”
“Ju duhet të njihni mirë anën tuaj më të mirë dhe trajneri i ri i Manchester United duket se e njeh këtë. Nëse ju duhet të luftoni pak më shumë ose të luani me kundërsulme atëherë ju e bëni atë që dini më së miri”
“Shumë skuadra do donin të luanin si Barcelona dhe të kenë posedim. Por, nëse ju keni posedimin dhe ju humbi ndeshjen në fund atëherë nuk ka se çfarë të duhet dhe nuk do të isha i lumtur”, përfundoi Rakitic./arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...