Ivan Rakitic afër largimit, ja destanicioni i radhës

16:22 | 7 Prill 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Barcelonë-s, Ivan Rakitic është i interesuar për tu ribashkuar me Sevilla-n, nëse largohet nga “Camp Nou”.

Sipas Diario Sport, kroati ia ka bërë të qartë klubit se nuk dëshiron kalimin në Angli ose Itali, por e do vetëm rikthimin te klubi i vjetër, transmeton portali arbresh.info.

31-vjeçari iu bashkua klubit katalunas në verë të vitit 2014, pasi fitoi Evropa Ligën me Sevilla-n, ndërsa gjithmonë ka qenë në formacionin e parë, por këtë sezon ka humbur vendin për shkak të formës së mirë të Frenkie de Jong.

Raportimet e Cadena Ser kanë zbuluar se Barcelona gjatë janarit provoi ta shesë Rakitic me Juventus tejet të interesuar, mirëpo gjiganti italian nuk ishte i gatshëm të paguajë vlerën e 50 milionë euro, andaj transferimi dështoi.

Për shërbimet e lojtarit vazhdojnë të jenë të interesuar Inter, Juventus dhe Manchester United./arbresh.info.

Të ngjashme