Google ADS

Ivan Perisic shihet si ‘çelësi’ i transferimit te Sanchez te Inter-i

18:10 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Inter mund të ofrojë sulmuesin Ivan Perisic te Manchester United në shkëmbim për Alexis Sanchez, ngase Bayern Munich nuk e ka aktivizuar klauzolën e blerjes.

Sanchez është huazim te “Neurazurët”, por United nuk do e lejojë të jetë në Evropa Ligë, aty ku skuadra italiane takohet me Getafe-n, transmeton portali arbresh.info.

Negociatat kanë dështuar, por sipas Sport Mediaset, ende mund të gjendet ndonjë zgjidhje.

United e dëshironte shumë Perisic sa ishte në stol Jose Mourinho, por Inter-i do ta ofrojë kroatin te Solskjaer.

Bayern-i pagoi pesë milionë euro për huazimin e Perisic, por nuk do e aktivizojë klauzolën e blerjes.

Vlera e të dy lojtarëve është 20 milionë euro, andaj shkëmbimi mund të ndodh lehtësisht./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme