Ivan Campo: “Xavi e rriti Barcelonën – ata po luajnë me qef”

14:32 | 7 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Ivan Campo ka lavdëruar Xavin për punën e tij me Barcelonën.

Fitorja ndaj Atletico Madrid të dielën e bëri Barçën të arrijë vendet në Ligën e Kampionëve.

“Ai e ka ngritur sërish ekipin, një ekip me gëzim”, tha Campo për Radio Marca.

“Për shkak të njerëzve që kanë ardhur dhe mënyrës së lojës që ai ka sjellë kaq të veçantë për Barçën dhe atyre lojtarëve të vjetër me shumë përvojë që kanë rifituar atë energji pozitive që jep Xavi kur bëhet fjalë për të krijuar një ekip dhe mënyra për të parë futbollin”.

“Kur vijnë fitore si e djeshmja, ato të rëndësishme, me 4-1 në pjesën e parë për të rikuperuar idetë dhe ndjenjat. Dhe është mirë ta shohësh atë të festojë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme