Dënimi i Evertonit për shkeljen e “Fair Play” financiar të Premier League është ulur nga 10 pikë në 6 pikë, pas apelit të bërë nga “blutë”.
Klubit iu hoqën 10 pikë nga Komisioni i Pavarur i Premier League gjatë muajit nëntor për shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë për tre sezone radhë, deri në edicionin 2021-2022.
Dënimi, më i madhi në historinë e Premier League e çoi Everton-in nga vendi 14 në vend të 19 në tabelë.
Megjithatë, me vendimin e marrë sot nga Bordi i Apelit, Everton-it i kthehen 4 pikë, duke u ngjitur në vend të 15-të nga vendi i 17-të që ndodhej aktualisht, duke parakaluar Nottingham Forest dhe Brentford.
Në reagimin e bërë pas këtij vendimi, Everton thekson se janë të lumtur që ankesa e tyre rezultoi në uljen e sanskionit.
“Everton mund të konfirmojë që Bordi i Apelit ka arritur në përfundimin se zbritja e pikëve e vendosur nga një komision i pavarur i Premier League në nëntor të reduktohet nga 10 pikë në gjashtë pikë, me efekt të menjëhershëm.
Ndërsa klubi është ende duke e përpunuar vendimin e Bordit të Apelit, ne jemi të kënaqur që ankesa jonë ka rezultuar në uljen e sanksionit të pikëve.
Klubi është ende duke shqyrtuar implikimet më të gjera të vendimit dhe nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment, përveçse të falënderojë Bordin tonë Këshillues të Tifozëve dhe grupet e tjera të tifozëve gjatë gjithë këtij procesi dhe të gjithë Evertonianët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe durimin e treguar”-shkruhet në reagimin e Everton.
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...