Italisë i lëndohet një tjetër mbrojtës para Euro 2024

21:28 | 2 Qershor 2024
D.H

Italia ka marr një tjetër në lajmë të keq para Euro 2024.

Njëri nga lojtarët e ftuar të Spalletit për Euro është lënduar, shkruan Arbresh.info.

Mbrojtësi i Atalantës,  Giorgio Scalvini ka pësuar lëndim ndeshjen e kësaj të diele të Atalantas ndaj Fiorentinas, që u mbyll me rezultatin 3-2 në të mirë të kampionëve të Europa Leagues.

Pikërisht mbrojtësi i lënduar ka arritur të shënoj njëri nga golat në fitoren  e Atalantës.

Mbrojtësi italian doli nga fusha e lojës në minutën e 84-të në ndeshjet së fundit të sezonit 2023-2024 në Serie A, i ndihmuar nga stafi mjekësor.

Ende nuk dihet se cila është shkalla e dëmtimit të 20-vjeçarit.

Ai këtë sezon është paraqitur 33 herë me Atalantën në Serie A, ku në shumicën e kohës ka qenë partner në mbrojtje me kapitenin shqiptar, Berat Gjimshiti.

Scalvini ka pasur një tjetër në lëndim një muaj më parë që e ka mbajtur jashtë fushave për rreth 3-4 jave./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme