Kastriot Dërmaku do ta bëj hapin e madh dhe do të luaj në Serie A nga edicioni i ardhshëm.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka zhvilluar dy sezone fantastike në Serie B me skuadrën Cosenza.
Në një intervistë ditë më parë Dërmaku ka deklaruar se do të vazhdojë karrierën në Serie A.
Por mediat italiane kanë zbuluar se reprezentuesi shqiptar tanimë ka nënshkruar me skuadrën e madhe italiane Parma.
Cosenza në fakt i ka ofruar rinovimin e kontratës, por Dërmaku ka zgjedhur që karrierën ta vazhdoj te Parma.
27-vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Parman dhe do të zyrtarizohet tek kjo skuadër pas ndeshjeve të Kombëtareve. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...