Italia e ka shkatërruar 6:0 Lihtenshtajnin, në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit J kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Fabio Quagliarella shkëlqeu duke shënuar dy herë, dhe kështu u bë futbollisti më i vjetër në moshë që shënon për Kombëtaren italiane, dhe dha një asist në triumfin e azurëve 6:0 ndaj Lihtenshtajnit të martën në Parma.
Italia tani kryeso grupin e saj me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve me një goldallim të përkryer prej tetë golave të shënuara dhe asnjë të pranuar.
Stefano Sensi i kaloi italianët në epërsi pas një çereku lojë, para se Marco Verratti ta dyfishonte epërsinë në minutën e 32-të.
Fabio Quagliarella shënoi dy gola të shpejtë para përfundimit të pjesës së parë duke u bërë futbollisti më i vjetër, 36 vjeç e 54 ditë, që shënon për Italinë.
I riu Moise Kean vazhdoi formën e lartë dhe shënoi për 5:0 në minutën e 69-të, para se Leonardo Pavoletti t’ia jepte goditjen e fundit vizitorëve në minutën e 76-të.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...