Kombëtarja e Italisë e ka mbyllur në mënyrë perfekte rrugëtimin në kualifikueset e Euro 2020.
Italia shënoi dy gola të shpejtë në minutat 8’ dhe 9’, me anë të Immobile dhe Zaniolo, për të thyer kundërshtarin qysh në 10 minutëshin e parë.
Rezultatin në 3:0 e dërgoi Nicolo Barella, kur luhej minuta e 29’, kurse Immobile shënoi edhe një herë në minutën e 33’.
Zaniolo shënoi golin e dytë personal dhe golin e pestë të Italisë, në minutën e 64’, kurse në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Alessio Romagnoli, në minutën e 72’, për 6:0.
Jorginho nga pika e bardhë (75’) dhe Orsolini 78’ shënuan për 8:0, para se Babayan të shënonte për 8:1 një minutë më vonë.
Rezultatin final e vendosi Federico Chiesa, kur në minutën e 81’ regjistroi shifrat 9:1, shkruan lajmi.net.
Kjo ishte fitorja e 10-të për Italinë në po aq ndeshje, për ta mbyllur kampanjën si lidere e grupit J, me 30 pikë. Armenia e mbyll në pozitën e pestë, me 10 pikë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...