Kombëtarja e Italisë e ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Pas barazimit me Gjermaninë, të përzgjedhurit e Roberto Mancinit shënuan fitore ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të Grupit 2 në Ligën A.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Dino Manuzzi” ka përfunduar me rezultatin 2:1.
“Azzurrët” të dy golat e fitores i shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht shënoi Nicolo Barella në minutën e 30-të, e pastaj Lorenzo Pellegrini në minutën e 45-të.
Golin e vetëm hungarezëve ia dhuroi Gianluca Mancini, i cili shënoi autogol në minutën e 61-të.
Italia me katër pikë renditet e dyta në grup, kurse Hungaria një pozitë më poshtë me tri pikë. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...