Italia ka regjistruar fitoren e tyre më të madhe në 57 vitet e fundit ndërkohë që nuk kanë shënuar gjatë herë në një ndeshje të vetme që 26 vite.
“Azzurrët” e shkatërruan Lihtejnshtajnin këtë mbrëmje duke fituar 6 me 0 takimin në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 në stadiumin Tardini në Parma, transmeton portali arbresh.info.
Si një gjë mjaftë e çuditshme, para kësaj ndeshje, skuadra kombëtare e Italisë nuk kishte shënuar më shumë se dy gola për ndeshje që nga hera e fundit kur ishin përballur ndaj Lihtejnshtajnit.
Atëherë, Italia fitoi 5 me 0 në kualifikimet për Kampionatin Botëror në qershor të vitit 2017.
Ata nuk kanë shënuar gjashtë gola që nga fitorja 6 me 1 po ashtu në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror kundër Maltës në mars të vitit 1993 kur Arrigio Sacchi ishte në detyrë.
Megjithatë, 6 me 0 është fitorja më e madhe a arritur ndonjëherë nga Italia dhe ky rezultat nuk ka ndodhur që nga viti 1962 nga ndeshje kundër Turqisë e fituar me këto shifra./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...