Google ADS

Italia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit

20:29 | 5 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Italia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e nëntorit të cilat kampioni i Evropës i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Në mesin e të ftuarëve është edhe një debutues, bëhet fjalë për Tommaso Pobegan, mesfushorin 22-vjeçar të Torinos.

Ndërsa, Sandro Tonali rikthehet pas një vitit pas thirrjes së tij të fundit nga kombëtarja.

Italia, dy ndeshjet e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve i zhvillon kundër Zvicrës dhe Irlandës së Veriut, të planifikuara përkatësisht të premten më 12 nëntor në “Olimpico” të Romës dhe të hënën më15 nëntor në “National Football Stadium në Ëindsor Park” në Belfast./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme