‘Italia në Katar 2022?’, Infantino: Të jemi serioz, ju lutem

19:34 | 4 Prill 2022
A. B.

Ka qenë një ditë e ngarkuar për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në Firence, nga ku e hodhi poshtë mundësinë që Italia të shkonte në Kampionatin Botëror.

Është raportuar se Azzurrët mund të merrnin një biletë për ‘Katar 2022’ në muajin nëntor, pasi FIFA e ka sanksionuar Iranin që i ka lënë 2.000 femra jashtë stadiumit në ndeshjen kualifikuese kundër Libanit.

Megjithatë, shpresat e italianëve nuk zgjatën shumë, sepse fillimisht kjo u përgënjeshtrua nga anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin dhe tash nga kreu i organizatës.

I pyetur nga gazetarët nëse Italia ka një shans për ta zëvendësuar Iranin në Katar, Infantino është përgjigjur: ‘Të jemi serioz, ju lutem…”.

Presidenti i FIFA-s ka thënë se ndihet i pikëlluar që Azzurrët do të mungojnë në Botërorin e dytë radhazi, ndërsa ka shtuar se në të ardhmen ekziston mundësia që Kampionati Botëror të mbahet çdo dy vite. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme