Italia ka arritur me shumë vështirësi që ta mposht Finlandën me rezultat 1-2 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Pjesa e parë prodhoi disa raste, mirëpo të dyja kombëtaret nuk arritën ta tundin rrjetën e njëra-tjetrës.
Pjesa e dytë ishte më dinamike dhe solli tri gola. Ciro Immobile i kaloi Azzurët në epërsi në minutën e 59-të me asistimin e Federico Chiesas.
Por, vendasit arritën t’i barazonin shifrat 1-1 me golin e shënuar nga Teemu Pukki (72’) nga pika e bardhë.
Mirëpo, Italia nuk u dorëzua deri në fund dhe ata fituan një penallti në minutën e 79-të të cilën në gol e konvertoi ylli i Chelseat, Jorginho.
Italia është liderë e Grupit J me 18 pikë, të ndjekur nga pas prej Finlandës me 12, Armenia nëntë, Bonja dhe Hercegovina me shtatë, Greqia me pesë dhe Lihtenshtajni me një pikë. /Telegrafi/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë