Italia ka konfirmuar se ata do të luajnë një miqësore kundër Anglisë në Wembley gjatë muajit mars.
“Azzurrët” nuk do të shkojnë në Kampionatin Botëror pas eliminimit nga Suedi në ndeshjet e play-off’it, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ata do të luajnë kundër skuadrës së Gareth Southgates vitin e ardhshëm.
“Italia do të luaj kundër Anglisë më 27 mars në Wembley”, ka konfirmuar Federata e Futbollit të Italisë.
Ndeshja e fundit miqësore ndërmjet dy kombëtareve është zhvilluar më 31 mars në Torino gjatë vitit 2015 dhe përfundoi baras 1 me 1.
Disa tifozë janë duke kërkuar nga Gianluigi Buffon të luaj në këtë ndeshje për të dhënë lamtumirën pasi nuk do të jetë në gjendje të pensionohet pas Kampionatit Botëror ashtu siç kishte planifikuar./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit